Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e plazhit në qytetin bregdetar.
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Sipas infomracioneve paraprake mësohet se personi në fjalë, të cilit ende nuk i dihet identiteti është plagosur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja, ndërkohë që mësohet se policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
