Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bushati: Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi para do të jetë më e mirë se ajo çfarë po lëmë pas

10:10 / January 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama është zyrtarisht dhe ministër i Jashtëm. Pas votimit të dekreti në Kuvend dhe betimit gjatë ditës së djeshme, Rama ka shkuar sot për herë të parë në zyrën e re të punës.

Në fjalën përshëndetëse në këtë ceremoni, Bushati tha se gjatë viteve të tij në krye të këtij institucioni është arritur që Shqipëria të jetë një zë më i fortë dhe i besueshëm tek partnerët strategjik si SHBA dhe vendet e BE.

“Në punë  time natyrisht jam orientuar nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe projektet strategjike të politikës sonë të jashtme. Themelet e saj e kanë gjenezës që në themelit e shtetit modern shqiptar.  Për mua integriteti është I lidhur dhe me njohjen dhe punët e mira të atyre paraardhësve patriot që kanë vendosur një gur në shtetformimin tonë.

Besimi nënkupton vetguxim për t’u hapur dhe për të mësuar me njëri-tjetrin. Këtë besim jam munduar ta tregoj përmes hapjes së MPJ. Shpresoj që çdo i ri që ka hyrë në shërbim gjatë këtyre viteve aty ku shërben dhe përfaqëson Shqipërinë ta bëjë me dashuri jo vetëm për vendin por edhe për njerëzit.

Jam përpjekur që trupa jonë diplomatike të ripërtërihet dhe të përditësohet. Zonja dhe zotërinj unë besoj se sot Shqipëria është njj partner dhe aktor gjithnjë e më I besueshëm në arenën ndërkombëtare. Falë punës sonë të përbashkët kemi bërë një Shqipëri më dinjitoze . Në këtë qasje ne konsoliduam partneriteti strategjik me SHBA dhe BE. Hodhëm hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit  dhe vendimmarrjen e vendeve të BE për procesin screening.

Projektuam një Shqipëri më shumë peshë në rajon duke e kthyer në një shtëpi të gjithë shqiptarëve.

Duke marrë për herë të parë drejtimin e një organizate si OSBE. Përmirësuam shërbimet konsullore duke ulur koston, kohën dhe duke rritur shërbimin e shqiptarëve kudo ku ndodhen.
Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas. Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por një gjë është e sigurt: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes ”, tha Bushati.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni e Veriut

16:06 / June 27, 2026

Përleshje me grushte në parlamentin e Gjeorgjisë gjatë seancës plenare

15:56 / June 27, 2026

Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD: Kjo protestë është një re e zezë për Shqipërinë, po goditet vendi dhe jo Edi Rama

14:57 / June 27, 2026

Shqipëria përshpejton dixhitalizimin e pagesave/Një ekonomi pa përdorimin e parasë fizike: a jemi gati?”

09:43 / June 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.