Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tirana, 100 vjet kryeqytet/ Vendimi në Kongresin e Lushnjës

10:59 / February 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 11 shkurt 1920 Tirana u bë kryeqytet i Shqipërisë nga një vendim i marrë në Kongresin e Lushnjës, i cili zhvilloi punimet në janar 1920.

Ato ishin kohë të vështira dhe zyrat qeveritare ishin në Durrës. Por, Durrësi ishte i pushtuar nga italianët. Kongresi i Lushnjës shqyrtoi si mundësi edhe Vlorën, sepse Vlora ishte dhe kryeqyteti i parë i Shqipërisë pas pavarësisë së vendit nga Ismail Qemali në 1912. Por, Vlora ishte pak larg nga veriu i vendit. Më pas një tjetër mundësi ishte Shkodra, i cili atëkohë ishte dhe qyteti më i madh i Shqipërisë. Por Shkodra ishte pranë Malit të zi, me të cilin gjithashtu kishim probleme, dhe ishte larg pjesës tjetër të vendit. Atëherë u vendos se nuk kishte zgjidhje më të mirë se Tirana, për nga pozicioni gjeografik që kishte në qendër të vendit.

Tirana ka qenë gjithnjë një kryqëzim mes rrugëve të hershme edhe pse kjo nuk thuhet shumë në histori. Rruga nga Dalmacia kalonte në Ulqin, Shkodër, Lezhë dhe shkonte në lindje të vendit duke kaluar në rrethinat e Tiranës, përmes Qafë Kërrabës, Elbasan. Një tjetër rrugë e rëndësishme ishte Rruga Egnatia e cila lidhte gjithë qytetet qendrore të Shqipërisë dhe vazhdonte drejt Manastirit, Selanikut e Stambollit. Tirana ishte në kryqëzim të kësaj rruge që lidhte Veriun e vendit me detin duke kaluar përmes Shën Gjergjit. Një tjetër rrugë që vinte nga Kavaja dhe shkonte në Ndroq, përmes Urës së Beshirit, Qafës së Tujanit dhe vazhdonte ne Dibër e Maqedoni. Këto tre rrugë, kryqëzoheshin në Tiranë, në Sheshin Skënderbej.

Në 11 shkurt 1920 në Tiranë mbërriti gjithë qeveria shqiptare e drejtuar nga Sulejman Delvina. Ajo u vendos në ndërtesën e parë që ndodhej në fillim të rrugës së Elbasanit. Qeveria u prit ngrohtë nga populli i Tiranës, që u ndje krenar se qyteti i tyre u bë qendra e Shqipërisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mali i Zi vijon betejën me flakët, situata kritike në Ulqin, Kotor e 3 bashki të tjera

17:00 / August 16, 2026

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarve

15:56 / August 16, 2026

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

15:21 / August 16, 2026

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit në 2018, arrestohet në Rumani Aurel Hoxhallari

14:39 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.