Policia e Shtetit ka publikuar emrat e tre personave të tjerë që janë dënuar për vrasje, të cilët tashëm janë pjesë e punës së Njësisë Speciale të Kërkimit.
Bëhet fjalë për Bajram Bocin, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Ai ishte pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Lazaratit.

Alban Baftjari është një tjetër i shpallur në kërkim, i cili nga familjarët e tij po kërkohet prej 20 vitesh. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm pasi bashkë me persona të tjerë kanë grabitur me armë me pasojë vdekjen në Shijak.

I treti i publikuar sot nga policia është Jashar Begani gjithashtu i dënuar për vrasje me burgim të përjetshëm.
