Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mentor Rexhën e kanë vrarë”, telefonata nga burgu i Greqisë: Na vënë shkelmin në stomak e armën në kokë

16:50 / February 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Mentor Rexhën e kanë vrarë”, telefonata nga burgu i Greqisë: Na vënë shkelmin në stomak e armën në kokë

Një i burgosur shqiptar në një burg të sigurisë së lartë të Greqisë që nuk ka dashur të identifikohet ka folur sot në emisionin Shqipëria Live dhe ka treguar se në burgjet greke ka dhunë e racizëm sidomos ndaj shqiptarëve.

I burgosuri nga Dibra tha se është dënuar për një grabitje.

Ai nënvizoi se është i bindur nga rastet që ka parë me sytë e tij në burgun grek, se edhe rasti i të riut nga Shkodra në burgun francez, Mentor Rexha është vrasje, jo vetëvrasje.

I prekur nga kronika televizive që ai ka parë për familjen e shkodranit që humbi jetën në burgun francez, i dënuari në Greqi ka kontribuar me një shumë simbolike për kthimin e trupit të tij në atdhe.

Prej sa kohësh në burg?

Kam 12 vjet në burg

Për cfarë jeni dënuar?

Për një grabitje

Si trajtoheni atje?

Varet si sillesh në përgjithësi, sipas rrethanave. Në probleme e paguan.

Ka raste që ju keqtrajtojnë?

Unë personalisht kam shenja në trup, ata me maska me elektroshok e me të gjitha.

Edhe kur silleni mirë?

Ishte një rast kohët e fundit në burgun e sigurisë së lartë, ndodhi dicka, e paguam të gjithë, erdhën e na vunë armën në kokë brenda në qeli, që nuk lejohet që jemi në burg e të vijë të na vejë armën në kokë e të na vënë shkelmën në stomak. Edhe Mentor Rexhën e kanë vrarë jam i bindur se i bëjnë këto gjëra.

Pashë nënën e atij të shkretit dhe më erdhi keq se edhe unë njeri me ndienja jam.

Ju keni dhënë një kontribut për familjen e Mentorit?

Nuk është nevoja ta themi prap. Unë po them që e kanë drejtpërsëdrejti me ne shqiptarët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mali i Zi vijon betejën me flakët, situata kritike në Ulqin, Kotor e 3 bashki të tjera

17:00 / August 16, 2026

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarve

15:56 / August 16, 2026

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

15:21 / August 16, 2026

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit në 2018, arrestohet në Rumani Aurel Hoxhallari

14:39 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.