Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Humbja e kujtesës/ Përdorni parfum për të rikujtuar

10:22 / February 12, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përdorimi strategjik i aromave gjatë mësimit dhe gjumit mund të përmirësojë kujtesën. Nuhatja si një nga shqisat më të vjetra është e lidhur ngushtë me pjesët e trurit që merren me emocione dhe memorie, kjo është arsyeja pse aroma të caktuara mund me lehtësi të madhe të na rikthejnë në një kohë specifike. Studiuesit thonë se nëse nuhasim parfum ndërsa marrim njohuri të reja dhe flemë pranë burimit të së njëjtës erë, do të jetë më e lehtë të kujtojmë informacionin.

Edhe studimet e hershme tashmë kanë identifikuar këtë lloj efekti, por studimi më i fundit është një nga ato pak që e përshkruan atë në një situatë të botës reale, jashtë laboratorit. Ideja e përdorimit të aromës për të ndihmuar kujtesën është e thjeshtë. Sidoqoftë, studimet sugjerojnë që studiuesit duhet të paraqesin një aromë parfumi gjatë një pjese të veçantë të gjumit, në mënyrë që të mund të veprojë. Për ta bërë këtë, ata do të duhet të shoqërojnë individin ndërsa fle duke përdorur pajisje speciale. Në një studim të ri, studiuesit donin të provonin nëse kjo teknikë mund të ishte e suksesshme jashtë laboratorit.

Për të hetuar këtë, shkencëtarët rekrutuan 54 studentë të klasës së gjashtë nga Gjermania. Pjesëmarrësve iu kërkua të mbanin shkopinj me aromë trëndafili në shtëpi ndërsa mësuan fjalë të reja nga fjalori i gjuhës angleze. Gjysma e pjesëmarrësve kishin për detyrë të ekspozoheshin ndaj të njëjtës erë ndërsa flinin. “Pjesëmarrësit treguan sukses të rëndësishëm në rreth 30 për qind nëse ata përdorën shkopinj aromatikë gjatë fazave të të mësuarit dhe të gjumit,” tha autori i studimit Francisco Newman. Studiuesit publikuan gjetjet e tyre në revistën ‘Scientific Reports’, Përdorimi strategjik i aromave gjatë mësimit dhe gjumit mund të përmirësojë kujtesën. Nuhatja si një nga shqisat më të vjetra është e lidhur ngushtë me pjesët e trurit që merren me emocione dhe memorie, kjo është arsyeja pse aroma të caktuara mund me lehtësi të madhe të na rikthejnë në një kohë specifike.

Studiuesit thonë se nëse nuhasim parfum ndërsa marrim njohuri të reja dhe flemë pranë burimit të së njëjtës erë, do të jetë më e lehtë të kujtojmë informacionin, transmeton KosovaPress. Edhe studimet e hershme tashmë kanë identifikuar këtë lloj efekti, por studimi më i fundit është një nga ato pak që e përshkruan atë në një situatë të botës reale, jashtë laboratorit. Ideja e përdorimit të aromës për të ndihmuar kujtesën është e thjeshtë. Sidoqoftë, studimet sugjerojnë që studiuesit duhet të paraqesin një aromë parfumi gjatë një pjese të veçantë të gjumit, në mënyrë që të mund të veprojë. Për ta bërë këtë, ata do të duhet të shoqërojnë individin ndërsa fle duke përdorur pajisje speciale.

Në një studim të ri, studiuesit donin të provonin nëse kjo teknikë mund të ishte e suksesshme jashtë laboratorit. Për të hetuar këtë, shkencëtarët rekrutuan 54 studentë të klasës së gjashtë nga Gjermania. Pjesëmarrësve iu kërkua të mbanin shkopinj me aromë trëndafili në shtëpi ndërsa mësuan fjalë të reja nga fjalori i gjuhës angleze. Gjysma e pjesëmarrësve kishin për detyrë të ekspozoheshin ndaj të njëjtës erë ndërsa flinin. “Pjesëmarrësit treguan sukses të rëndësishëm në rreth 30 për qind nëse ata përdorën shkopinj aromatikë gjatë fazave të të mësuarit dhe të gjumit,” tha autori i studimit Francisco Newman. Studiuesit publikuan gjetjet e tyre në revistën ‘Scientific Reports’.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.