Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

KLSH audit për internetin në ministri dhe bashki: Ka probleme me aksesin pa kontroll dhe shpërdorimin

17:44 / February 12, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

-Kontrolli i Lartë i Shtetit ka realizuar një auditim për përdorimin e internetit në disa institucione të administratës publike, qendrore dhe lokale duke evidentuar disa parregullsi. Auditimi për performancën e përdorimit të internetit në administratën publike është kryer në ministri, bashki dhe drejtori.

“Identifikimi dhe administrimi i elementëve kritikë në ofrimin e shërbimit të internetit dhe vazhdimësisë së ofrimit të këtij shërbimi është i pamjaftueshëm” thotë KLSH-ja. Po sipas raportit, “Mungesa e kontrolleve të nevojshme, nuk jep siguri të arsyeshme mbi mbrojtjen e sistemeve të teknologjisë së informacionit që realizojnë shërbimet kryesore”.

KLSH-ja veçon katër gjetje nga raporti, të cilat i thekson si kryesore;

Mungesa e akteve rregullatore në ofrimin e këtyre shërbimeve.

Mos përcaktimin e nevojave, mbi përdorimin dhe mbikëqyrjen e shërbimit të internetit,

Përdorimin pa ekonomicitet të fondeve për shërbimet e sipërcituara

Aksesin e pakontrolluar brenda institucioneve dhe jashtë tyre

Në përfundim, KLSH-ja thotë se grupi i auditimit duke vlerësuar përdorimin e internetit si burim kryesor të qeverisjes elektronike ka propozuar rekomandimet përkatëse për përmirësimin e situatës dhe shfrytëzimin e mundësive për bashkëpunim ndërmjet institucioneve të qeverisjes qendrore, autoriteteve, agjencive dhe vetëqeverisjes vendore dhe institucioneve të tjera në mënyrë që të arrihen standarde të njëjtë dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor, profesional, transparent dhe të përgjegjshëm.

RAPORTI I PLOTE

Kontrolli i Lartë i Shtetit nisur nga roli i internetit në komunikim dhe shpërndarjen e informacionit për shërbimet ndaj:

– Qytetarëve G2C (Government to Citizen);

– Biznesit G2B (Government to Business);

– Administratës shtetërore G2G (Government to Government),

dhe në zbatim të Programit të Auditimit nr. 779/11, datë 24.10.2019, i ndryshuar, ka përfunduar auditimin e Teknologjisë së Informacionit me temë “Performanca e përdorimit të Internetit në Administratën Publike” përkatësisht në subjektet: “Ministria e Drejtësisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Kulturës, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Autoriteti i Mediave Audiovizive, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Bashkitë Fier, Korçë, Lezhë dhe Vlorë” për periudhën e veprimtarisë nga data 01.01.2018 deri në 30.09.2019.

Ky projekt auditimi u krye me objektiv vlerësimin e situatës së përgjithshme në institucionet e sipërpërmendura dhe përcaktimin nëse performanca e përdorimit të internetit në administratën publike i shërben arritjes së objektivave në mënyrë efektive, duke përfshirë pajtueshmërinë me kërkesat ligjore dhe rregullative, konfidencialitetin, integritetin si dhe disponueshmërinë e vazhdimësinë e shërbimeve të ofruara.

Në përfundim të auditimit, u konstatuan një sërë parregullsish mbështetur në të cilat kemi arritur në konkluzionin se:

Identifikimi dhe administrimi i elementëve kritikë në ofrimin e shërbimit të internetit dhe vazhdimësisë së ofrimit të këtij shërbimi është i pa pamjaftueshëm.

Mungesa e kontrolleve të nevojshme, nuk jep siguri të arsyeshme mbi mbrojtjen e sistemeve të teknologjisë së informacionit që realizojnë shërbimet kryesore të e-qeverisjes G2C (Government to Citizen), G2B (Government to Business) G2G (Government to Government).

Në gjykimin tonë, identifikimi dhe administrimi i elementëve kritikë në ofrimin e shërbimit të internetit dhe vazhdimësisë së ofrimit të këtij shërbimi pa ndërprerje është i pa pamjaftueshëm.

Gjetjet më të rëndësishme të këtij Auditimit përmblidhen:

–       Mungesa e akteve rregullatore në ofrimin e këtyre shërbimeve.

–       Mos përcaktimin e nevojave, mbi përdorimin dhe mbikëqyrjen e shërbimit të internetit,

–       Përdorimin pa ekonomicitet të fondeve për shërbimet e sipërcituara

–       Aksesin e pakontrolluar brenda institucioneve dhe jashtë tyre.

Grupi i auditimit duke vlerësuar përdorimin e internetit si burim kryesor të qeverisjes elektronike ka propozuar rekomandimet përkatëse për përmirësimin e situatës dhe shfrytëzimin e mundësive për bashkëpunim ndërmjet institucioneve të qeverisjes qendrore, autoriteteve, agjencive dhe vetëqeverisjes vendore dhe institucioneve të tjera në mënyrë që të arrihen standarde të njëjtë dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor, profesional, transparent dhe të përgjegjshëm.

Për përmirësimin e gjendjes në drejtim të rritjes së Performancën së Përdorimit të Internetit kemi përcjell rekomandime me karakter organizativ konkretisht për:

–       Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Kulturës, 29 rekomandime.

–       Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Autoritetin i Mediave Audiovizive, Autoritetin i Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, 30 rekomandime.

–       Bashkitë Fier, Korçë, Lezhë dhe Vlorë, 34 rekomandime

probleme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.