Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Operacioni “Vjosa”/ 1 ton drogë me gomone drejt Italisë, arrestohen dy trafikantët

11:08 / January 23, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droge ne gomone 20325
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë pas kapjes së gomones me 1 ton drogë ne grykëderdhjen e Vjosës, policia ka arrestuar dy trafikantët. Fillimisht ata arritën t’i iknin policisë gjatë ndjekjes në det, ndërsa më pas braktisën mjetin lundrues të ngarkuar me lëndë narkotike të llojit kanabis.

Njoftimi i policisë

 Operacioni “Vjosa” vë në pranga autorët e dyshuar të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike.

Falë punës hetimore intensive e të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Lezhë e Elbasan, u bë e mundur zbardhja e tentativës për trafik ndërkombëtar të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.
Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.

Nga tërësia e hetimeve të kryera nga grupi hetimor dyshohet se këta shtetas janë poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal.

Itali Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 persona ulje dënimi

11:43 / June 8, 2026

Plagosja në Shijak, arrestohet autori/ Qëlloi në një lokal, ngjarja dyshohet për konflikte të vjetra

11:22 / June 8, 2026

Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

11:18 / June 8, 2026

Gonxhja: Banorët e Yrshekut do të kenë akses në mbikalimet e planifikuara në autostradën Tiranë-Durrës

10:51 / June 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.