Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gruaja që aksidentoi Ilda Bejleri: Iku duke i dhënë gaz, do e kisha falur…

10:23 / February 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enriketa Gjuzi, 63- vjeçarja e aksidentuar një ditë më parë nga moderatorja Ilda Bejleri ndodhet në spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve pasi pritet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë.

Ajo ka folur për News 24 nga shtrati i spitalit ku ka treguar gjithçka mban mend nga ngjarja një ditë më parë.

63-vjecarja tha se ishte duke kaluar rrugën në momentin që është aksidentuar nga moderatorja Bejleri. Ndonëse e pranon se nuk ndodhej te vizat e bardha, Gjuzi thotë se ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën me një grup njerëzish, kalimtarë të rastit.

“Makinat ishin në tre korsi, ndaluan shpejtësinë, ndërsa mjeti që më goditi ia bëra me dorë të ndalojë, por ajo vijoi. Nga xhami nuk e pash kush më goditi. Kalimtarët që më ndihmuan më thanë se ishte Ilda Bejljeri, madje i kërkuan të ndalojë, por ajo u largua. Ndërsa uli xhamin, pa zbritur fare më tha: “pse do të shikoja nga cepi i pasqyrës..”, dhe iku duke i dhënë gaz makinës” – tregon 63-vjecarja.

Gjuzi kujton se ishte ndihmuar nga një drejtues tjetër automjeti, i cili ndodhej në makinë bashkë me gruan e tij shtatzënë. ‘Do e kisha falur, vetëm të ndalonte, më preku sjellja e saj.” – tha nga spitali 63-vjeçarja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.