Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

‘I thashë çkemi dhe s’mu nda’/ 23-vjeçarja rrëfen tmerrin pas sulmit seksual nga shqiptari

17:49 / February 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vajzë e re ka tentuar që të vrasë veten, pasi është ngacmuar seksualisht nga shqiptari brenda një klubi nate në Lindje të Kilbride në Australi. Në një intervistë, për Daily Record, ajo pranon nëse nuk do të ishte për mbështetjen e prindërve të saj, do t’i kishte dhënë fund jetës. Në fund ajo ka zgjedhur që të flasë për dhunuesin e saj, shqiptarin e identifikuar si Edison Bala.

I asistuar nga një përkthyes në sallën e gjyqit, 29-vjeçari Edison Bala doli para trupës gjykuese në Therglen të Australisë duke u shpallur fajtor për sulmin seksual. Sipas mediave vendase, e reja ka dëshmuar se shqiptari i ka tërhequr me forcë të brendshmet dhe e ka lënë të gjakosur. Pasi ai u largua, vajza ka marrë një thikë dhe ka qëlluar veten në stomak pasi mendonte se i ishte shkatërruar jeta.

“Isha në klub, dola një moment jashtë dhe ai ishte me duhanpirësit. Në mënyrë miqësore i thashë “përshëndetje”, por shpejt kuptova që ai nuk fliste asnjë anglisht, kështu që unë u largova. Ai më ndoqi në sallën e vallëzimit, por unë e injorova. Që nga ai moment nuk m’u nda. Filloi të me prekte në pistën e vallëzimit. Më çoi në një cep dhe më dhunoi. Unë vetëm bërtita, e godita në fytyrë dhe vrapova drejt dhomës së ndërrimit. Në fillim kërcimtarët nuk e kuptuan se çfarë kishte ndodhur, unë isha në tronditje totale. Pastaj ata dolën jashtë për të identifikuar se kush ishte ai që më sulmoi.”

Edhe pse kundër dëshirës së saj, Policia u thirr dhe ajo u dërgua në spital për të marrë mjekimin e parë.

“Unë nuk isha e sigurt në fillim për të folur në polici – nuk e dija nëse duhet të besoja, por e dija nëse nuk do dëshmoja ai do të bënte përsëri. Kam pasur mendime vetëvrasëse, kam dëmtuar veten dhe jam diagnostikuar me PTSD dhe ankth. Ndalova së jetuari, nuk po kujdesesha më për veten time. E urreja veten time, e urreja atë që ai bëri me mua. Ndjehesha pa vlerë dhe nuk mund ta shikoja dot veten në pasqyrë”.

Shqiptari Bala do të dënohet nga Gjykatën e Hamilton javën e ardhshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humb jetën në avion 85-vjeçari shqiptar gjatë uljes në aeroportin e Bolonjës

13:00 / August 17, 2026

Përplasje e fortë e automjeteve në aksin Shëngjin-Lezhë, 2 fëmijë mes të plagosurve

08:15 / August 17, 2026

Trafikonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 21-vjeçarë në Korçë

13:09 / August 16, 2026

Tritol në derën e një banese në Fushë-Krujë, flakët përfshijnë edhe makinën e pronarit

11:10 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.