Një makinë ka marrë flakë në bulevard pranë Kryeministrisë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në mesditë, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të hetuar ngjarjen dhe për të zbuluar shkaqet e zjarrit. Ambienti është pushtuar nga tymi, që është bërë shqetësim edhe për kalimtarët, që pikërisht në këtë vend presin të marrin autobusin.





