Pas Adi Krasta dhe Andi Bejtjes, tashmë do të vijnë nën logon e Syri TV edhe dy gazetaret Juli Krisafi dhe Enklejda Zeko.
Syri.tv, nën drejtimin e gazetarit Çim Peka, i cili gjithashtu ka nën administrim portalin e njohur SYRI.NET. duket se do të ketë përforcime të tjera.
Nuk dihet ende se çfarë emri do të ketë emisioni i Krastës, apo roli që i është besuar Krisafit dhe Zekos, por Peka ka nisur mobilizimin e ekipit me emrat më të spikatur të televizionit dhe gazetarisë.

