Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kanë 60 vite bashkë, por u duket sikur kanë kaluar vetëm 6 , çifti tregon sekretin e “freskisë” së dashurisë

19:45 / February 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jemi në atmosferë feste dhe për dashurinë më shumë se kurrë, flitet ditën e sotme. Programi “Rudina” në TV klan solli për këtë Shën Valentin historinë e veçantë të çiftit, Kristo dhe Ellambi Liçaj.

Ata kanë 60 vite të martuar dhe dashurinë vazhdojnë ta ruajnë njësoj si ditën e parë. Janë njohur me mblesëri dhe më pas historia e tyre e dashurisë vazhdoi me letra dashurie që dërgoheshin nga Kina në Shqipëri, por jo vetëm.

Kristo dhe Ellambi Liçaj janë përkatësisht 83 dhe 77 vjeç. Ata u njohën në 1960-n dhe u martuan po atë vit. Kristo punonte si marins dhe shpesh detyrat e largonin nga familja e tij. Edhe koha kur u njoh me bashkëshorten e tij e gjeti në krye të detyrës. Kristo tregon se Ellambi i pëlqeu që në takimin e parë dhe bukuria e saj e tërhoqi së tepërmi.

Kristo Liçaj: Pritëm 20 minuta dhe vjen vajza. Nuk ishim parë, e shikoj për herë të parë, më pëlqeu. Kishte disa veçori, kisha marrë dhe ato që i takonin, unazën. E pashë për mrekulli dhe thashë me veten time: Këmbët i paska si shishe birre. Më pëlqeu, vajzë me taban.

Në 1960, Kristo dhe Ellambi u martuan, por u detyruan nga rrethanat të qëndronin larg njëri-tjetrit. Gjatë asaj kohe, kur Kristo ishte në shërbim si marins, ata i shkruanin njëri-tjetrit letra që vazhdojnë t’i ruajnë edhe sot.

Në 1977, Kristo u detyrua të ikte sërish me shërbim në Kinë dhe filloi t’i dërgonte bashkëshortes së tij letra të tjera. Sot ata janë prindër të 6 vajzave dhe kanë 11 nipër e mbesa dhe gjithashtu 2 stërnipër. Pas 60 vitesh martesë çifti rrëfen edhe sekretin që i mbanë bashkë.

Kristo Liçaj:  Të dua, shpesh i them, por shumë më shpesh. Shiko, le ta dëgjojnë dhe njerëzit aty. Për mua jo 60 vjet, t’i heqim zeron mua më duket si 6 vjet./tvklan.al

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.