Një tërmet i fuqishëm goditi Rusinë Lindore dhe Japoninë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-së, epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.9 të shkallës Rihter ishte rreth 99 km në juglindje të Ishujve Kuril të Rusisë.
Siç shihet në këtë video, tërmeti ka qenë aq i fuqishëm, sa ka lëvizur gjithçka në mënyrë të frikshme. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, shihet se në një biznes gjithçka bie në tokë e shkatërruar, ndërsa lëkundja ndjehet edhe në tokë, pra në ambientet e jashtme.
