Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Gjimshiti: Shën Valentinin do e kaloj me një djalë. Reja në Kombëtare ka bërë mirë, por në klub s’më ka aktivizuar

21:52 / February 14, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjimshiti gol verones
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Berat Gjimshiti është një nga ata lojtarët, që nuk flasin shumë dhe nuk kërkojnë vëmendje, por e fitojnë atë me punë dhe djersë në fushën e lojës. Mbrojtësi i kombëtares ka dhënë një intervistë për mediet pranë Atalantës, ku ka folur për dy ndeshjet e vështira kundër Romës në Serie A dhe Valencias në Champions. Gjimshiti festën e “Shën Valentinit” do e festojë me shokun e tij të dhomës, Gosens.

E ARDHMJA- “Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi gjithmonë. Trajneri Gsperini gjithmonë vazhdon të na e përsërisë këtë. Dua që ky vit të jetë i suksesshëm për Atalantën. Unë mendoj vetëm për të tashmEn dhe jo për të ardhshmen.”

DY SFIDAT E RADHËS- “Ndaj Romës dhe Valencias janë dy sfida shumë të bukura dhe të vështira njëkohësisht. Por unë mendoj se janë kundërshtarë brenda mundësive tona. Nuk kam preferenca sepse dua t’i fitojmë të dyja ndeshjet për të ecur më shumë në Champions dhe në Serie A.

Nëse fitojmë me Romën do të shkëputeshim gjashtë pikë, por nuk mendoj se ka përfunduar çdo gjë. Serie A ka edhe 14 javë pas ndeshjes me Romën. Këto dy ndeshje mund të jenë një tregues se deri ku shkojnë aftësitë tona. Do përpiqemi ta vendosim Valencian në vështirësi. Kemi besim se mund të bëjmë të tutje në Champions.”

NDESHJET E SEZONIT– “Deri më tani ndeshja më e mirë e jona ka qenë në ‘San Siro’ kundër Dinamo Zagreb, të cilën e kemi fituar 2-0. Gjithashtu, kundër Shaktarit kemi luajtur një ndeshje të kujdesshme dhe dhe të përqëndruar dhe arritëm të triumfojmë 0-3.”

POZICIONI NË FUSHË- “Më parë trajneri më vendoste gjithmonë në qendër. Tani ka ndeshje që luaj edhe në të majtë dhe kam mundësi të përfshihem më shumë në ndeshje. Kjo më ka bërë që të rritem si lojtar.”

FILLIMET TE ATALANTA- “Një vit e gjysmë më parë ishte një pikë kthese. Isha gati të largohesha, por mbeta këtu. Në atë moment kuptova se duhet të bëj më të mirën time dhe t’i tregoja trajnerit se meritoja të luaja.”

FESTA- “Shën Valentinin do e kaloj më shokun tim të dhomës, Robin Gosens. Që kur kemi qenë në dhomë bashkë ai ka shënuar më shumë. Sa për mua shpresoj të shënoj në ndeshjet e ardhshme. Të dashurës i kam dhuruar lule sot.”

KUNDËRSHTARËT- “Nuk më tremb as Xheko as Rodrigo. Me spanjollin jam përballur kur luaja me të rinjtë e Zvicrës.”

TRAJNERI REJA- “Me Rejan në ekipin kombëtar gjërat janë më mirë. E kam pasur trajner te Atalanta dhe nuk më aktivizuar shumë (qesh).”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rëndohet situata nga zjarret në Bulqizë dhe Mat, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të ndaluar avancimin e flakëve

18:41 / August 17, 2026

Pas dorëheqjes së Arben Carës, emërohet drejtori i ri i komanduar i Shërbimit Zjarrfikës

17:40 / August 17, 2026

Dalin pamjet nga martesa private e Ronaldos me Georginën

15:01 / August 17, 2026

AMA i përgjigjet PD-së: Vetëm 5 operatorë nuk kanë marrëveshje me DigitAlb dhe Tring

14:53 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.