Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Keni marrë gjë sot apo jeni esëll”, Elisa Spiropali komenton fjalët e Ramës dhe sulmon gazetarët: Pa etikë dhe pa edukatë

22:10 / February 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja Elisa Spiropali komentoi fjalët e kryeministrit Edi Rama, i cili një natë më parë i ftuar në emisionin “Opinion” i pyeti gazetarët nëse kishin ‘marrë gjë apo ishin esëll’. E ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, Spiropali tha se gazetarët ishin treguar të paedukatë me kryeministrin.

“Sa më shumë të dalin ata gazetarët në studio dhe i mungojnë respekt në mënyrë spektakolare, fiton përkrahje. Gazetarë që nuk ia kanë haberin fare etikës për faktin se kanë përballë kryeministrin e vendit. Ose të lexojnë ligjet, ose të kenë etik. Ky që qenka diktatori sipas jush i lejoka të gjitha këto. Të gjithë këta ne i kemi kundër, nga mediat dhe ne jemi pushteti totalitar. A ka qenë boshti i politikës së tyre boshti kundër krimit? A është kala presidenca që duhet pushtuar? Ne kemi vetëm ato që na takojnë, ne kemi qeverinë dhe shumicën në parlament. Opozita ka zgjedhur të iki, kërkoi të shkatërronte sistemin demokratik. Drejtësia ka punën e saj, s’kemi punë me të. Drejtësia më parë ishte tërësisht e kapur politikisht. Kjo reformë në drejtësi ishte domosdoshmëri. Kriminelët me prona, jashtë të gjithë, kriminelat me makina, etj. Vjen ligji më i fortë kundër krimit, papritur këta janë të shqetësuar për të drejtat e njeriut dhe liritë e tyre,”- tha ministrja ndër të tjera, teksa u përfshi në një debat me moderatorin Arian Çani i cili u shpreh se s’mund ta kenë fajin gazetarët për faktin që u nxeh kryeministri.

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar një natë më parë në studion e “Opinion”, ku dfoli për Anti-KÇK dhe për nismat e ndërmarra së fundmi nga qeveria. Pas debateve me gazetarët, ai i pyeti: Ore keni marrë gjë sot apo jeni esëll?

spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.