Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Gjykata e Arbitrazhit/ Ja sa milion euro dëmshpërblim kërkojnë nga shteti shqiptar kompanitë e huaja, mes tyre edhe biznesmeni Beccheti!

16:04 / February 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompanitë e huaja që kanë paditur Shqipërinë në gjykatat e arbitrazhit kërkojnë 1 miliardë e 356 milionë euro dëmshpërblim.

Edhe pse avokatura e shtetit ka qenë hermetike për të bërë transparente paditë ndaj Shqipërisë, një audit i Kontrollit të lartë të shtetit ka nxjerr në dritë, batërdinë e arbitrazhit dhe humbjet e mëdha që rrezikon Shqipëria nga këto gjyqe.

Sipas auditit, aktualisht ndaj Shqipërisë ka 9 padi aktive në gjykatat e arbitrazhit, për të cilat pritet dhënia e vendimit. Dy prej tyre i përkasin kompanive të lidhura me biznesmenin italian Francesco Beccheti. Për njërën nga çështjet, Gjykata ndërkombëtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimeve e ka dënuar shqipërinë 110 milionë euro. Por ky vendim nuk quhet ende përfundimtar pasi Shqipëria e ka ankimuar dhe procesi vazhdon.

Por veç dy padive nga kompanitë e italianit, kundër Shqipërisë janë edhe 7 gjyqe nga kompani të tjera. Pjesa dërrmuese e këtyre padive janë kundër ministrisë së energjisë dhe agjencive në varësi të saj.

Ndaj AlbPetrol dhe agjencisë kombëtare të burimeve natyrore janë dy padi aktive në arbitrazh, ku pretendimi i kompanive është për dëmshpërblim mbi 110 milionë euro. Autoriteti rrugor shqiptar është paditur në gjykatën e dhomës ndërkombëtare të tregtisë për 44 milionë euro, ndërsa OSHE dhe agjencia kombëtare e ujësjellës kanalizimeve janë paditur respektivisht me 5 dhe 20 milionë euro.

Kjo është hera e parë kur një dokument shtetëror zbulon biznesin gjigant të arbitrazhit, i cili rrezikon të trondis financat e shtetit për shkak të pakujdesive apo korrupsionit të institucioneve, që e kanë ekspozuar vendin përballë pretendimeve stratosferike./TOP CHANNEL

Beccheti tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.