Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dy motrat që vuajnë nga sëmundja e rrallë surprizohen nga shokët e klasës, marrin një super dhuratë live në ” Dua të të bëj të lumtur”

21:42 / February 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Programi “Dua të të bëj të lumtur” që në puntatat e para ka trajtuar dhe sjellë në ekranet tona histori tepër të dhimbshme, plot vuajtje dhe sakrifica, por që në thelb janë plot frymëzim dhe dashuri. E tillë ishte dhe historia e dy motrave me aftësi të veçanta, Desjanës dhe Xhuljanës, vajzave nga Lushnja që u trajtua mbrëmjen e sotme.

Problemet shëndetësore të motrave kishin nisur shumë vite më parë ,që kur ato ishin në 9-vjeçare dhe nga vizitat e vazhdueshme rezultoi se motrat vuanin nga një sëmundje e rrallë e pashërueshme.

Kjo sëmundje prekte trurin dhe shtyllën kurrizore duke i shkaktuar vajzave komplikacione në të ecur. Pavarësisht problemeve që kishin, motrat nuk u dorëzuan kurrë dhe vendosën që të përballonin çdo pengesë me vendosmëri.

Redaksisë së programit i kishte shkruar Blerina, shoqja e ngushtë e motrave por në studio kishin ardhur edhe shokët e klasës bashkë me mësuesit e shkollës “Vath Koreshi” në qytetin e Lushnjës. Ata kishin menduar që të surprizonin të gjithë sëbashku Desjanën dhe Xhuljanën dhe për t’i treguar atyre se nuk janë vetëm. “Unë jam shoqja juaj që prej 12 vitesh dhe dua t’ju falenderoj sepse më keni mësuar shumë gjëra, jo vetëm mua por të gjithëve ne. Jam shoqja juaj e ngushtë dhe do të vazhdoj të jem, prandaj mos kini turp nga fjalët që thonë të tjerët por duhet të vazhdoni jetën!” Gjatë bisedës motrat rrëfyen gjithë vuajtjet, vështirësitë, madje shpesh herë edhe paragjykimet më të cilat i janë dashur të përballen. Programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me Fondacionin “Golden Eagle” i dhuruan një makinë të re familjes në mënyrë që t’i lehtësojë vajzave lëvizjen në qytet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rëndohet situata nga zjarret në Bulqizë dhe Mat, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të ndaluar avancimin e flakëve

18:41 / August 17, 2026

Pas dorëheqjes së Arben Carës, emërohet drejtori i ri i komanduar i Shërbimit Zjarrfikës

17:40 / August 17, 2026

Dalin pamjet nga martesa private e Ronaldos me Georginën

15:01 / August 17, 2026

AMA i përgjigjet PD-së: Vetëm 5 operatorë nuk kanë marrëveshje me DigitAlb dhe Tring

14:53 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.