Vetëm pak minuta pas pas mesnate një tërmet ka goditur fqinjin tonë, Greqinë.
Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.4 të shkallës rihter, në zonën detare në jug-perëndim të Nafpaktos, ka njoftuar Instituti Gjeodezik të Observatorit Kombëtar të Athinës.
Po ashtu, dy lëkundje të tërmeti janë ndjerë dhe gjatë mëngjesit të sotëm në Shqipëri.
Njëra prej lëkundjeve është regjistruar në orën 2:43 minuta të mëngjesit në Tabak të Elbasanit, me magnitudë 1.3, ndërsa lëkundja e rradhës, me magnitudë 2.2, është shënuar në 6 e 11 minuta të mëngjesit dhe ka pasur epiqendër komunën Bezhan të Korçës.
tirananews.al
