Policia e Durrësi ka nxjerrë në dritë detaje të reja lidhur me grabitësin, Astrit Thaçi i cili u arrestua ditën e djeshme në Tiranë, pasi më parë kishte kryer një grabitje në një argjendari në Elbasan.
Sipas policisë Astrit Thaçi është një grabitës serial dhe ndaj tij rëndojnë të paktën 8 raste grabitjesh. Po ashtu 27-vjeçari rezulton i dënuar edhe në Itali me 7 vite heqje lirie pasi edhe në këtë shtet kishte kryer grabitje.
Mediat kanë publikuar edhe video nga vjedhjet që 27-vjeçari ka bërë gjatë kësaj kohe.
Siç shihet në videon nga kamerat e sigurisë së marketit, i maskuar dhe i armatosur me një pistoletë, ka arritur që të grabisë një shumë të caktuar. I qetë, i pashqetësuar se kamerat e sigurisë po e filmonit, Thaçi është futur në supermarket, nuk ka hasur rezistencën e vajzës që qëndronte te kasa dhe ka arritur të marrë lekët në arkë dhe disa paketa cigare. Teksa po largohej, në supermarket ka hyrë edhe një blerës, i cili e ka parë por nuk ka kryer asnjë veprim dhe më pas Thaçi është larguar i qetë. Ai konsumonte drogë para çdo grabitjeje. Ai ishte siguruar mirë që të mos binte në gjurmët e policisë. Policia e Durrësit angazhoi 30 efektivë, që zbuluan të dashurën e Tij, të cilët e gjurmuan dhe pas 7 ditësh e arrestuan.