Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Reagimet e shumta, HEC-i mbi Kanionin e Holtës do të anulohet

17:42 / January 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanion
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas Parkut të Zagorisë, i cili rrezikon të shkatërrohet prej kërkimeve për naftë, një tjetër monument natyror është vënë në rrezik. Bëhet fjalë për kanionin e Holtës në rrethin e Gramshit, një kryevepër e natyrës e cila vitet e fundit ka bere qe te shtohen te apasionuarit për rafting. Bukuritë e Kanionit, kanë sjellë përfitime të shumta për zonën përreth, duke e kthyer atë në një qendër turizmi dhe agroturizmi dhe duke promovuar zhvillimin ekonomik të të gjithë Bashkisë së Gramshit.

Me 27 prill te vitit 2018 kryeministri Rama firmosi miratimin e lejes për ndërtimin e HEC-it të Strorit në përroin e Holtës dhe Seltës ne Gramsh. Për zbatimin e vendimit është ngarkuar Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me ministrinë e Energjetikës.

Pak ditë më parë përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD Luçiano Boçi akuzoi ish-ministrin Gjiknuri se me firmën e hedhur për këtë HEC, por po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, ndërsa kërkon ndaljen e projektit.

Pas denoncimit të deputetit të PD, ka ardhur një reagim pozitiv nga kreu i degës së PS në Gramsh Klodian Taçe i cili ka thënë se projekti për HEC-in në Kanionin e Holtës në Gramsh do të anulohet. Përmes një postimi në Facebook, Klodian Taçe shprehet se për anulimin e projektit ka marrë garanci nga deputeti i qarkut të Elbasanit njëkohësisht kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Pas publikimit në media të këtij lajmi, kreu i grupit të PS taulant Balla tha se projekti për ndërtimin e HEC-it në kanionin e Holtës do të anulohet.

anulohet hec
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.