Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Çmimi i karburantit do të ulet, prisni zbritje në çmimet e biletave

18:00 / January 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rin 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çmimi i karburantit, me të cilin furnizohen avionët pritet të ulet, çka do të ndikojë dhe në një ulje të çmimit të biletave ajrore. Kjo pasi, në treg po futet një operator i dytë, duke bërë që ai të dalë nga kushtet monopol në të cilat ndodhet aktualisht.

Burime pranë aeroportit të Rinasit thanë për TV SCAN se kompania e dytë ka bërë disa investime, ndërkohë që aktualisht është duke u pajisur me licencat që i nevojiten për të nisur aktivitetin. Kostot e karburantit zënë një peshë të konsiderueshme në çmimin e biletës ajrore, ndërkohë që aktualisht furnizimi i avionëve bëhet vetëm nga një kompani.  Por, sipas një hetimi të thelluar nga Autoriteti i Konkurrencës në vitin 2016 u arrit në konkluzionin se kjo kompani ka abuzuar me pozitën monopol, duke vendosur çmime të larta.

Megjithatë, çmimi i karburantit është një prej elementëve që ndikon në çmimet e kripura, që paguajnë aktualisht pasagjerët që udhëtojnë nga Rinasi. Një tjetër hallkë, me  të cilën Autoriteti i Aviacionit Civil po synon në ulë çmimet është ulja e tarifave aeroportuale, duke u bazuar në auditimin që i është bërë kontratës koncesionare. Sipas tij, rezulton se koncesionari ka realizuar një fitim neto prej 150 milion euro për periudhën 2004-2017, apo 84 mln euro më shumë nga sa ishte skenari bazë.

Ndërsa kjo ka ardhur si pasojë e fluksit të rritur të pasagjerëve, në raport me parashikimet.  Ndërkaq, në dhjetor të vitit që sapo lamë pas, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë miratoi një udhëzim që rregullon tregun e ofrimit të shërbimeve të tokës në aeroporte, çka gjithashtu, pritet të ndikojë në çmim.

Shërbimet e tokës janë shërbime, të cilat ofrojnë aeroportet kundrejt kompanive ajrore,ku bëjnë pjesë: përpunimi i bagazheve, përpunimi në vendqëndrimin e avionëve; furnizimi me karburant e vajra lubrifikante, përpunimi i mallrave dhe postës etj.

bileta karburante ulje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.