Ndonëse na ndajnë edhe disa muaj nga zgjedhjet e ardhshme lokale, PD dhe LSI kanë nisur që tani bashkëpunimin.
Kryetarja e LSi Monika Kryemadhi mori pjesë në një takim me strukturat e këaj force në Kamëz ku foli rreth organizimit të protestave që do të nisë opozita.
Por ajo që ra në sy ishte se si rrallë ndonjëherë, kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka dhënë dakordësinë që salla e Bashkisë Kamëz të përdoret nga një tjetër subjekt politik veç PD-së, sikurse është aleati i tyre LSI.
Paraditen e sotme, ishte bashkëshorti i Kryemadhit, Ilir Meta që u shfaq në krah të Xhelal Mziut në Kamëz.
