Një shtetase gjermane 30-vjeçare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj. Policia thotë se ka nis hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
NJOFTIMI
Më datë 01.03.2020, rreth orës 21:21, në rrugën e “Elbasanit” në banesën e saj është gjetur e pa jetë një shtetase gjermane , rreth 30 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
