Kryeministri Edi Rama ka folur për Shengenin e Ballkanit, i ftuar në emisionin “Pressing”. Në fjalën e tij, Rama është shprehur se kreu i LDK-së, Isa Mustafa nuk ka qënë kundër kësaj nisme.
Më tej, Rama nuk la pa përmendur edhe ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn, të cilin e konsideroi një politikan folklorik.
PJESË NGA EMISIONI:
Edi Rama: Isa Mustafa nuk i thotë të gjitha çfarë mendon. Sa herë kam qënë në tavolinë me të dhe me Hashim Thaçin, e nuk ka thënë njëherë se jam kundër. Unë e binda Vuçiçin se i thashë nuk bëj marrëveshje për tregëti të lirë. Unë tani thyej presidentin e Serbisë dhe nuk bind dot këta.
Pyetje: E dini biografinë e Vuçiçit?
Edi Rama: Pse kam gjë ndërmend ta marr për krushk? Nuk kam ndërmend të bëj krushqi me Vuçiçin. Ramushin mos ma përmend fare se nuk e llogaris tek njerëzit që merr vesh nga këto punë. Ramushi për luftën i bëj respekte, për paqen nuk e konsideroj fare. Ai është politikan folklorik. Haradinajn si kryeministër e kam respektuar maksimalisht, ndërsa ai ka gënjyer dërrçe. Kështu i themi ne në Tiranë. Në Berlin, Haradinaj mori vendimin më të keq për Kosovën. Këtu është fjala ime kundër të tijës.