Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje protestuesve për dialog.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë në Facebook pamje nga shkallët e një godine, ku janë vendosur disa tabela me mbishkrimin “DIALOG”.
Me këtë mesazh, kryeministri përsërit ftesën për dialog drejtuar protestuesve.
