Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Artan Lame: Objektet që nuk legalizohen prishen, i japim fund…

14:40 / March 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Kadastrës, Artan Lame raportoi sot në Komisionin e Ligjeve në lidhje me pr/ligjin “Mbyllja e proceseve kalimtare të pronësisë”, i cili sipas tij është më social, pa nxjerrë në mes të katër rrugëve njerëzit që e kanë një shtëpi, pavarësisht se jo të legalizuar.

“Është një sukses i qeverisë ai i legalizimeve, ndërsa shoqëria është ndërgjegjësuar, që s’mund të vazhdohet më me ndërtime të tjera pa leje. Ligji i ri lehtëson procedurat për përmbylljen e procesit të legalizimit, sigurisht në ato zona ku nuk është mbyllur. Ligji i ri thoshte se objektet që nuk legalizohen prishen, ndërsa tani zgjidhja që gjen ky ligj është sociale, askush që ka një banesë nuk mund të nxirret pa marrë një shpërblim qoftë edhe të pjesshëm. Pra, mund të përfitojnë nga banesa sociale, ose mund të futen në skema të caktuara kompensimi”.

Sipas Lames, “Procesi tjetër drejt përmbylljes është ai i regjistrimit dhe pajisjes me dokumente pronësie të objekteve të ndërtuara para vitit 1991. Fondi i banesës para ‘91, përfshirë banesa të 1700 apo 1800, por që s’kanë dokumente pronësie. Mjafton t’ju them këtu që në rastin e Thumanës, ato dy pallatet që u shembën, kadastra pati shumë probleme në identifikimin e pronarëve pasi nuk ishin regjistruar në kadastër dhe ZRPP pavarësisht se kishin letra privatizimi. Janë me dhjetëra mijë pallate të tilla të privatizuara pas 91-92”,- vijoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.