Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Djali është gjysmë…”- Kujtim Gjuzi flet për dhunën e bashkëshortes: I kam dhuruar trëndafila një herë në muaj

17:11 / March 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Gjuzi pohoi se në 17 vite të jetës së tij me bashkëshorten i ka dhuruar vetëm trëndafila një herë në muaj dhe jo më pak se 17 copë.

Gjithashtu shtoi se nuk do kërkojë kurrë falje për diçka që se ka kryer dhe ia hodhi fajin kunatave për situatën e krijuar në familjen e tij.

Kujtim Gjuzi: “Në 17 vite të jetesës sime me bashkëshorten nuk ka asnjë rast, përveçse dhuruar trëndafila një herë në muaj dhe jo pak 17 copë dhe nuk ka asnjë rast, përveç intonacionit tim. Nëse dikush nga motrat, kunatat se me qenë i thonë kuditat, vjen, tenton të ndërhyjë deri në shkatërrimin e familjes sime apo të firmës, unë aty jam drastik për të mbrojtur familjen time. Nuk kam ushtruar kurrë dhunë dhe nuk kërkoj kurrë falje për një gjë që nuk e kam bërë, nuk e bëj dhe nuk e lejoj bashkëshorten time të më thotë mua më fal sepse nuk ka shans që ta fal nëse ke kaluar rrethin e unazës. Nuk kam ushtruar dhunë në mënyrë absolute ndaj djalit dhe gruas sime.”

Duke pranuar se ka një urdhër mbrojtje nga gjykata, deputeti i opozitës shtoi se nuk asnjë provë për dhunën e pretenduar nga bashkëshortja e tij.

Por theksoi se nuk ka ndërmend të hapë rrugë kollaj pasi është tironc.

Kujtim Gjuzi: “Ka një vendim për urdhër mbrojtje, posi. Divorci ka kohën e vet, detyrimet e veta. Për të ushtruar presion më të madh mbi mua më dërgojnë pa prova, ka zero prova. Duhet të qëndroj 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit. Djali në këto momente është nën ndikimin nënës. E falënderoj nënën e tij, e ka mbajtur 9 muaj në bark patjetër. Le ta ketë ndikimin. Është në moshë të mitur, 16 vjeç. Në atë moshë kam marrë vendim më të fortë se ai. Por djali im është gjysmë shkodran, do të thotë gjysmë aristokrat. Ju e dini se çfarë kam thënë unë për tironsit, nuk hapin rrugë kollaj, qoftë edhe për një mur.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evertoni surprizon shqiptarët për 28 Nëntorin, klubi anglez uron Ditën e Pavarësisë me flamurin kuqezi

16:35 / November 28, 2026

Dhuna e protestuesve, 19 persona në spital/ Hodhën gurë dhe molotovë, u lënduan gjatë protestës

16:23 / November 28, 2026

Zylfie Haklaj: Mos harroni 28 nëntorin e Tropojës/ Dhuna, ka të njëjtin autor, Sali Berishën!

16:20 / November 28, 2026

Vlora, kryeqytet për një ditë. Mblidhen shqiptarë nga të gjitha trevat për festimet e Pavarësisë

15:36 / November 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.