Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrau shokun e tij gjatë grabitjes së autobusit me priftërinj, gjykata angleze vendos ekstradimin e pukjanit drejt Shqipërisë

17:50 / March 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lekë Prendi, 39-vjeçari i dënuar me 21 burg për një vrasje të kryer në vitin 2000, do të ekstradohet më në fund drejt Shqipërisë.

Shqiptari është dënuar në mungesë me burg, pasi 20 vite më parë më 10 prill ai është dënuar për vrasjen e Gjovalin Prendit gjatë një grabitjeje autobusi në Kukës.

Ai shkoi në Angli duke pretenduar se ishte një refugjat lufte nga Kosova me emrin Aleks Kola, të cilin ai e përdor ende deri në momentin e arrestimit në korrik të vitit 2013.

Policia zbuloi se gjurmët e gishtërinjve të tij ishin të ngjashme me një njeri që kërkohej ndërkombëtarisht nga Interpoli për grabitjen e autobusit me 22 klerikë në Kukës që rezultoi në vrasjen e një personi.

Në vitin 2014, një gjyqtar në Gjykatën e Westminsterit dha “dritën jeshile” që ai mund të ekstradohej, por në qershor të 2015 fitoi të drejtën nga Gjykata e Lartë për të bllokuar ekstradimin e tij në Shqipëri.

Shqiptari përfitoi lirinë pasi paraqiti në Gjykatë provat se personi që kërkohej nga Interpoli ishte 167 cm i gjatë, ndërsa ai ishte plot 178 cm. Ndër të tjera ai shtoi dhe faktin se personi i kërkuar nga drejtësia shqiptare nuk ngjante fare me të.

Por liria e tij nuk zgjati shumë pasi vitin e kaluar autoritetet shqiptare kërkuan sërish ekstradimin e tij pasi dërguan në Britani më shumë prova, të cilat vërtetonin se Aleks Kola ishte shqiptari i shumëkërkuar.

Autoritetet shqiptare dërguan gjurmët e gishtërinjve që i siguruan edhe nga homologët italianë, dhe më në fund Prendi pranoi se ai ishte i shumëkërkuari dhe për shumë kohë kishte përdorur edhe pseudonimin Nikolin Pacini.

Pas një seance të dytë për ekstradimin e tij në Westminster, gjykatësi Tan Ikram vendosi që Aleks Kola dhe Lekë Prendi ishin i njëjti person dhe se ai duhej të ekstradohet në Shqipëri.

Mësohet se vrasja e ndodhur 20 vite më parë ka ndodhur pa dashje. Gjatë grabitjes së autobusit me klerikë, Leka padashje ka qëlluar mbi bashkëpunëtorin e tij duke e lënë të vdekur në vend. Nga Gjykata ai u dënua për “vrasje pa dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Lekë Prendi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rëndohet situata nga zjarret në Bulqizë dhe Mat, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të ndaluar avancimin e flakëve

18:41 / August 17, 2026

Zjarri në hotelin në Vlorë vë në lëvizje institucionet, shtohen kontrollet në hotele

18:00 / August 17, 2026

Pas dorëheqjes së Arben Carës, emërohet drejtori i ri i komanduar i Shërbimit Zjarrfikës

17:40 / August 17, 2026

Dalin pamjet nga martesa private e Ronaldos me Georginën

15:01 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.