Jamarbër Malltezi reagon pas një emisioni në Top-Channel për pronat dhe vilat e politikanëve në Gjirin e Lalzit, ndër to edhe vila e Sali Berishës.
Kreu i departamentit të mjedisit në PD, Malltezi akuzon drejtorin e Top Channel, Ben Blushi për përfitim të miliona eurove nga tenderi i inceneratorëve për djegien e mbetjeve.
“Paratë e plehrave në xhep të Blushit dhe Topit. 2.2 milionë euro për gruan notere që i ikën licensa? Lëpihu më fort Blush”.
Kamera e këtij televizioni tentoi të filmojë vilën e Berishës, por u pengua nga disa roje të zonës. Ndërsa sqarohet se Sali Berisha nuk e ka pranuar kurrë pronësinë por thotë se vila është në pronësi të familjes Malltezi.
Emisioni i Top Channel për pronat e Lalzit dhe rikujtesa për vilën e Berishës, vjen në një kohë kur ish-kryeministri Berisha prej disa ditësh sulmon Ben Blushin duke postuar statuse në rrjetet sociale ku e akuzon për afera miliona euroshe në bashkëpunim me Klodian Zoton, për ndërtimin e inceneratorëve, tendera që kapin vlera marramendëse.