Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Mësohet se Llalla akuzohet për mosdeklarim të të hollave në kufi, ekzaktësisht për mosdeklarimin e një shume të hollash në Gjermani që e ka përdorur për shkollimin e vajzës.
Ish prokurori i përgjithshëm thotë se shumën e parave e kishte marrë borxh nga një mik.Adriatik Llalla po hetohet nga SPAK për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm.