Policia e Fierit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e sotme në një gjimnaz të Fierit. Sipas njoftimit për mediat, dyshohet se një prej nxënësve të shkollës ka përdorur sprajt piperi, çka ka shkaktuar probleme tek nxënësit e tjerë.
NJOFTIMI I PLOTE
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
