Një banor i zonës së Derjanit në Bashkinë e Matit i ka vënë flakën një automjeti të firmës që po punon për ndërtimin e HEC-it Zajs-Zallë Gjoçaj.
Orgnizatorët e protestave të zhvilluara ditë më parë nuk e kanë marrë përsipër këtë ngjarje, por Policia e cila ka hetuar djegjen e kamionit të firmës, ka zbuluar autorin e krimit dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
“Ne, tha një zyrtar i Policisë së Matit, kemi shoqëruar dje tre persona nga fshati Melth. Dyshimet janë se një banor i kësaj zone, gjatë natës, ka spërkatur me benzinë mjetin dhe pastaj i ka vënë flakën. Ne, shtoi zyrtari, ua kemi bërë të ditur drejtuesve të protestës se do të mbajnë përgjegjësi ligjore në rast dëmtimi të mjeteve të subjektit privat”. /tirananews.al/