Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush janë tre femrat më të rrezikshme shqiptare që kërkohen në të gjithë botën

18:16 / March 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndoshta duket e çuditshme, por në listën e më të kërkuarve të Policisë Shqiptare dhe me kategorizimin “të rrezikshëm” janë edhe tre femra, emrat e të cilave janë në thuajse pikat kufitare të gjysmës së botës.

Dhe nuk bëhet fjalë për krime që ndodhin rëndom, siç mund të jetë vrasja për hakmarrje, apo vrasje e bashkëshortit. Bëhet fjalë për krime që duan “kokë e zemër të fortë”.

Policia prej dekadash i ka në kërkim. Njësia policore Fast ka bërë gjithçka për arrestimin e tyre, e nuk ia ka dalë. Tashmë emrat janë edhe në rrjetin europian Enfast, por ende pa të dhëna, që mund të çojnë në arrestimin e tyre.

Por kush janë tre femrat e rrezikshme. E para në listë është Valentina Tufina e dënuar me 14 vjet heqje lirie për trafik droge. Ajo është mjaft e njohur për shkak të lidhjeve që ka pasur me baronin e drogës Gëzim Çela, ky i fundit një emër i njohur për Drejtësinë, që drejtonte organizatën kriminale të Kurbinit.

Valentina në fakt u arrestua në Kosovë, por asnjëherë nuk u krijua mundësia e ekstradimit. Ajo shfrytëzoi të gjitha hapësirat ligjore dhe Policia e ka në kërkim.

Sipas Policisë, që u referohet atyre që ka kryer Valentina dhe grupi i saj, zonja 50-vjeçare e quajtur Valentina Tufina, dyshohet të jetë truri i një rrjeti trafiku heroine dhe kokaine nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian duke përdorur transit Shqipërinë.

E njohur me nofkën “Tezja”, Valentina ka udhëtuar në tre kontinente me qëllim trafikimin ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës.

Në vend të dytë është Adriana Çakmak e  dënuar me 16 vjet burg për veprën penale të mashtrimit. Për Çakmak ka pak të dhëna në lidhje me veprën penale për të cilën është dënuar. Policia ka hetuar, por thuajse ka qenë e pamundur të marrë informacion për lidhjet e saj, apo detaje që i shërbejnë njësive të kërkimit.

E treta në listën e personave të kërkuar është Çetina Zajmi e dënuar me 12 vjet burg për “mashtrim me pasoja të rënda”. Gruaja e moshuara mashtroi ortakun e ndërtimit dhe i mori 400 mijë euro. Ai rrëfeu në gjykatë gjithçka kishte ndodhur mes tij dhe gruas, ndërkohë që sipas tij gruaja i shiti atij një objekt të shitur njëherë.

Adriana Çakmak Çetina Zajmi Valentina Tufina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrau turistin francez në Ksamil, arrestohet Sokrat Vata në Levan, u gjet i fshehur në bagazhin e një makine

10:44 / August 18, 2026

Kurti i përgjigjet ftesës së Haxhiut, PDK, LDK e AAK bojkotojnë takimin

10:09 / August 18, 2026

Situata e zjarreve në vend/ 24 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, 7 mbeten aktive

09:58 / August 18, 2026

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan/ Arrestohet në Qafë Thanë një nga autorët e dyshuar, policia jep detajet

09:51 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.