Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meta i kthen Ramës një tjetër ligj: Betimi i gjyqtarëve dhe i prokurorëve para Presidentit është garanci

19:33 / March 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka kthyer mbrapsht një tjetër ligj të miratuar nga mazhoranca socialiste. Në argumentet që përdor kreu i shtetut për kthimin e ligjit për statusin e prokurorëve dhe të gjyqtarëve, thuhet se këto dispozita, të miratuara në mungesë të një konsultimi gjithëpërfshirës, shkelin: 1) Parimin e sigurisë juridike;
2) Parimin e pavarësisë dhe paanësisë së gjyqësorit; 3) Parimin e hierarkisë së normave kushtetuese dhe rezervën kushtetuese;
4) Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Metës, për sa kohë organi që emëron gjyqtarët e Gjykatës së Lartë është Presidenti i Republikës, edhe betimi i gjyqtarëve që do të shqyrtojnë çështjet lidhur me kuptimin dhe zbatimin e ligjit për të siguruar njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore, sipas ligjit, duhet të bëhet para Kryetarit të Shtetit.

“Betimi përpara Kreut të Shtetit, është një garanci më shumë për njohje të parimit të sovranitetit kombëtar dhe lirive e të drejtave themelore të popullit. Për rrjedhojë, anëtarët e Gjykatës së Lartë, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njësoj si dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që do të shërbejnë në ushtrimin e funksioneve të tyre si garant të të drejtave dhe parimeve të një shoqërie demokratike që përcaktohen në Kushtetutë, legjitimitetin që i rrjedh nga Kushtetuta, dhe vullnetin për ta ushtruar atë nuk mundet ta deklarojnë dhe ta garantojnë askund tjetër veçse para Kreut të Shtetit personalisht. Ndërkohë që Prokurori i Përgjithshëm, duhet ta bëjë betimin përpara Kuvendit, siç përcaktohet në ligjin organik dhe siç ka ndodhur”, thekson Meta duke shtuar se betimi para Presidentit të Republikës, përveç pasojave të kërkuara institucionale për fillimin e ushtrimit të detyrës, sjell garanci morale, dhe forcim të angazhimit për mbrojtjen e detyrimeve të paraqitura në tekstin e Kushtetutës. / tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.