Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Goditet rrjeti/ Falsifikonin dokumente, tetë në pranga (EMRAT)

10:55 / March 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacioni mbrëmjen e djeshme duke vënë në pranga tetë persona. Bëhet fjalë për një grup kriminal që falsifikonin dokumente ku në pranga është vënë dhe një grua.

Grupi kishte krijuar një laborator ku krijonte dokumentet false. Të arrestuar janë Artor Tahiri, Pajtim Baruti, Vesel Serjani, Agron Hoxha, Enzo Hysko, Henri Kurti, Myslym Hysko dhe Valbona Babeni.

NJOFTIMI 

Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arrestohen në flagrancë 6 persona.

Gjatë gjithë kohës së zhvillimit të operacionit janë vënë në pranga dhe 6 shtetas të tjerë.

Zbulohet dhe sekuestrohet një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara.

Pas një hetimi njëvjeçar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së falsifikimit të dokumenteve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve të shteteve anëtare të BE-së, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tinarë, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Laboratori”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. Sh., 56 vjeç, A. H., 64 vjeç, M. H., 56 vjeç, V. B., 57 vjeçe, E. H. 29 vjeç, banues në Tiranë dhe H. K., 63 vjeç, banues në Lezhë.

Po gjatë kohës së ndjekjes së operacionit janë arrestuar më parë edhe shtetasit A. T., E. S., V. S., E. R., P. B. dhe Th. T.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kryenin falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, për të bërë të mundur kalimin e paligjshëm të kufijve për në vendet e BE-së, me qëllim qëndrimin si rezident, si dhe përdorimin e dokumenteve për transit në Angli.

Në cilësinë e provës u sekuestruan një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara, i cili funksiononte në banesën e dytë të shtetasit L. SH.

Gjithashtu u sekuestrua një automjet dhe 11 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.