Kryeministri Edi Rama i është kthyer deputetit të opozitës, Ralf Gjoni, në Kuvend, duke i kërkuar të mos flasë për dashurinë. Me ironi dhe batutë, kreu i qeverisë i tha Gjonit se është shëmbëlltyra më kuptimplotë e një dashurie të kaluar në xhelozi dhe një xhelozie të kaluar në urrejtje.
Duke i thënë se këto ndjenja e kanë marrë përpara, kreu i qeverisë i tha deputetit Gjoni të qëndrojë pranë Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhit, dhe t’i pyesë se si i kanë menaxhuar xhelozinë dhe urrejtjen, që sipas tij, ua morën pulat.
“Ralf, mos më fol për dashurinë. Mos më fol për dashurinë, se je këtu shëmbëlltyra më kuptimplotë e një dashurie të kaluar në xhelozi, dhe xhelozie të kaluar në urrejtje dhe ndryshe nga ty unë edhe për shkak të moshës i menaxhoj këto ndjenjat që ty të kanë marrë përpara, xhelozinë dhe urrejtjen.