Pas ngjarjeve të rënda në Rrëshen viktimë e të cilave kanë qenë gra, Dom Gjergj Meta ka ndërmarrë një iniciativë që këtë të dielë, 8 mars në Rrëshen njerëzit të marshojnë me qirinj në duar si një lutje për gratë e vrara e të dhunuara.
8 Marsi e njohur si festa e gruas shpesh herë kalohet mes festimeve dhe dhuratave por jo vetëm kaq. Të paktën këtë vit ku vetëm në dy muaj numri i vrasjeve të grave ka qenë i lartë kjo ditë duhet të jetë një ditë reflektimi dhe lutje për gratë e dhunuara.
“Mos të fshihemi pas egoizmit tonë. Të bëhemi bashkë që gratë, vajzat, nënat e bijat të keni vendin që u takon dhe gjithë dashurinë tonë”, thuhet në ftesën e Dom Gjergj Metës.

POSTIMI I DIOQEZA RRëSHEN
Pjesmarrja është detyrë …
Ta bëjmë 8 marsin një ditë reflektimi dhe lutjeje për gratë e dhunuara, për gratë e vrara. Mos të fshihemi pas egoizmit tonë.
Ftojmë të gjithë njerëzit vullnetmirë, forumet e ndryshme politike, majtas e djathtas, që të bëhen pjesë e kësaj kauze të përbashkët.
Të bëhemi bashkë që gratë, vajzat, nënat e bijat të keni vendin që u takon dhe gjithë dashurinë tonë.
Të djelën me 8 mars 2020 në orën 17.00 takohemi te Katedralja e Rrëshenit e me qirinj në dorë të shkojmë deri te sheshi Abat Doçi.
P.S. Mesha do të jetë vetëm paradite në orën 11.00.
Image may contain: 1 person, text that says “DIOQEZA RRESHEN E DJELE 8 MARS 2020 ORA Duaje dhe mbróje! Mos e dhuno gruan!”
