Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pakësimi i bebeve uli në mënyrë drastike importet e rrobave

15:13 / March 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pakësimi i numrit të bebeve ka sjellë që importet e rrobave për to të tkurren në mënyrë drastike…

Popullsia e Shqipërisë ka hyrë në një tendencë rënëse, me emigracionin në rritje dhe me reduktimin e lindjeve. Gjithashtu edhe familjet po bëhet gjithnjë e më të vogla, ndërsa çiftet e reja po zgjedhin të bëjnë një ose dy fëmijë.

Pakësimi i numrit të bebeve ka sjellë edhe rënien e kërkesës së rrobave për to. Sipas të dhënave nga Dogana, prej 2014-s importet e rrobave për bebe janë zvogëluar me më shumë se 3 herë. Totali i importeve të rrobave të bebeve në vitin 2014 ishte gati 10 milionë dollarë, ndërsa në po të njëjtin vit janë regjistruar 35,750 lindje.

Në vitin 2018, importet e rrobave të bebeve arritën në vetëm 2.8 milionë dollarë. Po ashtu edhe bebet që lindin në 2018-n ranë me 20%, krahasuar me vitin 2014, duke regjistruar vetëm 28,934 lindje.

Bebet shqiptare vishen me rroba turke

Pjesa më e madhe e rrobave të bebeve (rreth 60%) vinin nga Turqia në vitin 2018. Sa i përket sektorit të veshjeve të foshnjave në Turqi, në vitin 2016, eksportet u rritën me 16,6% me një vlerë prej 269,5 milionë dollarë pavarësisht trendit në rënie të eksporteve totale të veshjeve. Veshjet e rrobave për bebe përbëjnë 65,1% të eksporteve të veshjeve të bebeve në Turqi, në Spanjë (12,17%), në Gjermani (11,32%), në Irak (10,72%), në Mbretërinë e Bashkuar (7,66%) dhe në Iran (6,97%) janë tregjet kryesore të eksportit.

Më pas renditet rrobat e bebeve që vijnë nga Kina, me 18% të totalit të importeve apo 497 mijë dollarë. Ndjekur nga importet që vijnë nga Italia më 16% të importeve apo 451 mijë dollarë, ndërsa në fund renditen rrobat që vijnë nga Bangladeshi dhe India me përkatësisht 5 dhe 1%./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.