Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbyllen hetimet për të fortin e ‘Maliqit’, do trafikonte në Greqi një vajzë të mitur. Në gjyq 11 të pandehur

22:11 / March 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet për Roland Lulin, personin e dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, pasi ka therur një grua greke, duke i grabitur 50 euro dhe një palë vathë. Luli, i cilësuar si i forti i “Maliqit” akuzohet nga prokuroria shqiptare për veprat penale të Trafikimit të të miturave, “Mbajtje pa lejë të armëve luftarake” dhe Kultivim të bimëve narkotike.
Në dosjen që disponon “Shqiptarja.com”, vërehet se së bashku me Lulin, të pandehur janë marrë dhe 10 persona të tjerë si Mirel Fasho, Enerik Kalari, Ervin Kalari, Besart Kalari, Olidian Merdani, Rezarta Mehmetllari që ka shërbyer si tutore, Ermal Basha, Çelnik Fasho,Lulëzim Panxhi, Aleksandër Qosja. Disa prej këtyre të pandehurve akuzohen për trafikim të miturash në Greqi, ndërsa disa të tjerë është ngritur akuza e “Kultimit të Lëndëve narkotike”, në një nga fshatrat e Maliqit. Çështja është hetuar nga prokurorja, Dhorina Theodhori në të cilën thuhet se Mirel Fasho dhe i dënuari me burgim të përjetshëm, Roland Luli nga Korça, janë njerëzit që kanë organizuar dhe financuar, gjithçka për trafikun e një vajze të mitur në Greqi dhe kultivimin e një parcele hashashi në zonën e Moglicës. Të dy këta persona konsiderohen si drejtuesit e këtij grupi që vepronte në Korçë dhe Pogradec. Vajza e mitur që ishte piketuar nga Mirel Fasho për t’u trafikuar, ishte shkëputur nga familja e saj në Mollas të Elbasanit dhe kishte shkuar në banesën e Mirelit, të cilën ai e kishte prezantuar si nusen e radhës. Fasho dhe Luli, prisnin që të mbushte moshën, pasi ajo ishte e mitur dhe më pas ta transportonin në Greqi për ta shfrytëzuar si prostitutë. Pikërisht në Greqi, Landi dhe Mireli kishin disa vajza nga Korça dhe Librazhdi, që i shfrytëzonin si prostituta. Gjithashtu në momentin e arrestimit të Ermal Basha, midis të tjerash me vete i është gjetur një kontratë noteriale, e cila bën fjalë për lejimin e vajzës së mitur nga prindërit me qëllim daljen e shtetases V.Gj., jashtë kufijve të territorit të Shqipërisë.

Në zbatim të të dhënave që rezultuan nga përgjimet telefonike, por edhe përgjimeve në vende publike, punonjësit e Drejtorisë se Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në 5 korrik 2019 në vendin e quajtur “Qafë-Plloçë” kanë gjetur dhe shoqëruar Roland Luli, Rezarta Mehmetllari, Viola Ruco, të miturën, V.Gj të cilët udhëtonin në aksin Pogradec-Korçë, me mjetin tip “Benz” me targa AA 864 BH me drejtues mjeti Rami Hyko. Roland Luli, midis të tjerash kishte me vete dhe një armë zjarri tip pistoletë TT, dy granata dore njëra offensive dhe tjetra defensive, 67 fishekë kalibri 56 mm, një thikë të ngjashme me ato që përdoren në ushtri, dy telefona dhe sendet e tjera personale.

Ndërsa Rezarta Mehmetllari, i janë gjetur e sekuestruar një sasi prej 3060 eurosh. Gjithashtu është shoqëruar dhe ndaluar Ermal Basha të cilit midis të tjerash me vete i është gjetur një kontratë noteriale, ku midis të tjerash bën fjalë për lejimin e saj nga prindërit me qëllim daljen e të miturës V.Gj, jashtë kufijeve të Shqipërisë me Ermal Basha. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së Ermal Basha, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës material 14 fishekë pistolete 9 mm dhe një krehër pistolete bosh. Në kuadër të këtyre hetimeve është gjetur një parcelë dhe janë asgjësuar 1709 bimë, të dyshuara si bimë narkotike në territorin e fshatit Zerec,Njësia Administrative Miglicë, Bashkia Maliq.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gonxhja i dorëzon flamurin kuqezi delegacionit shqiptar për Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

13:21 / August 18, 2026

Sulmi gjatë natës me 10 të vdekur dhe disa të plagosur në Ukrainë, Zelensky-Moskës: Do ta paguani shtrenjtë!

11:38 / August 18, 2026

Vrau turistin francez në Ksamil, arrestohet Sokrat Vata në Levan, u gjet i fshehur në bagazhin e një makine

10:44 / August 18, 2026

Kurti i përgjigjet ftesës së Haxhiut, PDK, LDK e AAK bojkotojnë takimin

10:09 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.