Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mister zhdukja e 60 vjeçarit/ U nis për punë, por nuk shkoi kurrë atje!

22:38 / March 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

60-vjeçari Hysen Dinaj, u nis për në punë dhe nuk u kthye më në shtëpi. Prej 48 orësh ai rezulton i humbur,ndërsa familjarët i janë drejtuar ‘Pa Gjurmë’ duke bërë apel për ndihmë për të gjetur njeriun e dashur të tyre.

60-vjeçari Hysen Dinaj, u nis për në punë dhe nuk u kthye më në shtëpi. Prej 48 orësh ai rezulton i humbur,ndërsa familjarët i janë drejtuar ‘Pa Gjurmë’ duke bërë apel për ndihmë për të gjetur njeriun e dashur të tyre. Djali i Hysen Dinaj tha se studio se vuri re mungesën e babait tek vendi i punës kur kaloi aty rastësisht, ndërsa shton se pas kontrolli në punë dhe nuk e gjeti të atin ka lajmëruar policinë. Gjatë kontrolleve në polici dhe spitale nuk është raportuar asnjë aksident, i lënduar apo i vdekur.

60-vjeçari nga fshati Ferras i Fierit, kishte dalë nga shtëpia rreth orës 17:00, ku i kishte thënë familjarëve, pasi kishte konsumuar një kafe ne ta, se do të shkonte në punë, po fillimisht do ndalej në një vend ku kishte punuar në mëngjes për të marrë paratë. Hyseni punonte si roje natë në një lokal në autostradën Fier-Tepelenë, por sipas informacioneve, atë ditë ai nuk është paraqitur fare në vendin e punës.

Sipas djalit të Hysenit “babai u kishte dhënë një kafe shokëve, se kisha blerë unë makinë. U kthye në shtëpi dhe më pas konsumoi një kafe dhe më nënë dhe nusen. Më pa su nis për punë. E ka 2 km larg punën nga shtëpia.”

Edhe nusja e shtëpisë tha se ‘Hyseni erdhi në shtëpi dhe në orën 4 pasdite, më zgjoi nga gjumi dhe më tha hajde pimë një kafe. I dhembte koka, por ishte i gëzuar. Kishte takuar disa shokë dhe kishte pirë pak verë. Në orën 17: 00 u nis për punë. Na tha se do të shkonte tek një banesë ku kishte punuar për të marrë paratë dhe pastaj do të shkonte në punë, por atje nuk kishte shkuar’.

Emisioni ‘Pa Gjurmë’ kontaktoi përmes telefonit dhe me zonjën ku Hyseni  punoi dhe do shkonte për të marrë paratë. Ajo tha se gjendja e tij gjatë punës ishte e mirë dhe ka qëndruar deri në drekë duke punuar dhe më pas janë ulur për të ngrënë në lokalin e saj.

“Ai ka punuar tek shtëpia ime bashkë me disa punëtorë të tjerë. Atë ditë do të merrte 10 mijë lekë tek komshija ime. Nuk e di nëse vajti atje, se ajo vinte në orën 6. Unë i dhashë një 5 mijë lekësh.” tha zonja 

Pas apelit për ndihmë, në studion e ‘Pa Gjurmë’ kanë ardhur disa telefona, ku pjesa më e madhe konfirmonte se ‘e kishin parë Hysen Dinajn në Vlorë mëngjesin e së enjtes’

 Ditën kur u largua, Hyseni nuk ka patur me vete as celular dhe as mjet identifikimi, por gjithçka kishte ishin rrobat e  trupit, një jelek ngjyrë gri, dhe pantallona jeshile.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.