Për të gjithë ata që kërkojnë të kenë një eksperiencë të veçantë përvoje në SHBA, Ambasada Amerikane ka dalë me një njoftim të rëndësishëm mëngjesin e sotëm.
Ambasada fton profesionistët nga Shqipëria që të aplikojnë për një bursë 42 ditore në SHBA.
“Ftojmë profesionistë nga Shqipëria të aplikojnë në një bursë 42 ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse jeni të përfshirë në mënyrë aktive në programe që lidhen me pjesëmarrjen qytetare dhe advokacinë (OJQ/Zhvillimin e Shoqërisë Civile), organizata për edukimin qytetar, grupe për mbrojtjen e qytetarëve, aktivistë dhe/ose organizatorë komunitetesh që punojnë me komunitete të margjinalizuara apo rurale, aplikoni sot për programin e Bursistëve Profesionalë. Për të mësuar më shumë, klikoni këtu: https://bit.ly/2wrj5Fk”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157127597265838