Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Më prekën lirinë time, më ushtruan presion prindër e gazetarë”, shfajësohet Yllka që të bën me barrë

18:43 / March 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Helmimi i disa nxënësve në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, dy herë, në një kohë fare të shkurtër, tronditi opinionin publik.

Rreth 30 nxënës u transportuan për në spital ditën e djeshme, ndërsa policia shoqëroi dy gjimnazistë si shkaktarë të helmimit.

Ndërsa, një nxënëse u ndje keq gjatë orës së mësimit dhe u dërgua në spital me autoambulancë, rasti krijoi panik tek prindërit e nxënësve të tjerë të cilët kërkonin të hynin brenda në shkollë.

Në këtë situatë të rëndë, vëmendje tërhoqi komunikimi i drejtoreshës së zyrës arsimore në Fier, Yllka Beci, ku në një video që qarkulloi në rrjete sociale u dëgjua të thoshte se vajzës i kishte rënë të fikët sepse ishte shtatzënë.

Kjo deklaratë u përgënjeshtrua menjëherë nga prindërit e vajzës.

Ajo u shpreh:

Të lutem a mund të të të them diçka pa kamera ty, si nënë dhe si grua? A mund të të them diçka? Me kamera do ta them, vajza është shtatzënë pati probleme dhe ne nisëm në spital. Çfarë ka mo? Po është shtatzënë.
Ndër të tjera, ajo u shpreh se i ishte referuar një mësueseje dhe se e kishin prekur në lirinë e saj.

Në një lidhje me “Shqipëria live” ajo sqaroi:

Drejtoresha e shkollës më raportoi se një mësuese e cila është shtatzënë ka pasur disa probleme të vogla shqetësuese që nga dita e djeshme dhe sot ndodhet në proces mësimore. Bëmë një mbledhje më pas në drejtorinë e shkollës, për të parë të gjithë bazën ligjore dhe për të dhënë masën disiplinore për nxënësit. Emrat dhe numrin e nxënësve i ka sjellë në shkollë policia. Në këtë moment kemi parë që pranë portës së shkollës po organizohej një masë njerëzish të shoqëruar nga një numër i madh gazetarësh e menduam se janë thjesht të interesuar për vijimësinë e procesit mësimor. Duke qenë në mbledhje, pas pak minutash kemi dëgjuar një sirenë ambulance, kemi dalë shumë të shqetësuar të gjithë nga mbledhja në grupi i punës, ku të gjithë mësuesit e nxënësit ishin në krye të detyrës e nuk kishte asnjë lloj problemi, duke mos e ditur se çfarë po ndodhte dhe unë personalisht jam përballur me një numër të madh prindërish që mund të ishte rreth 20 të cilët debatonin me forcë duket futur duart nga kangjellat e portës me rojet, roja hap derën e jam përballur me derën ku përtej të tjerave gazetarët e dinë më mirë sa më kanë prekur në pjesën e lirisë sime edhe si individ edhe si titullar i institucionit edhe duke më fyer e bërtitur me akuza të stisura. Është një komunikim, jo deklaratë, në një presion të madh të ushtruar mbi mua nga prindër e gazetarët, ku kam dashur të them e të qetësoj, të përcillja te prindërit e gazetarët një qetësi që brenda shkollës po vijon mësimi mëse normal dhe nuk ka asnjë problematike me nxënësit apo me aktin e një dite më parë. Në këtë moment, duke mos pasur asnjë lloj informacioni se ishte një ndërhyrje e shpejtë e gjithë personave që ndodheshin te porta, s’kishte asnjë informacion nga mësues që kishte nxënës me probleme, mendova se mos ishte çështja e mësueses shtatzënë. Kam thënë mos hapni panik, po dëmtoni nxënësit, institucionit, të gjithëve bashkë. Me mendjen time i jam referuar mësueses shtatzënë. Isha duke ju drejtuar gazetarëve që nuk ka lidhje me nxënësit, nëse ka ardhur ambulanca ka ardhur për mësuesen shtatzënë, nëse e kam përmendur fjalën nxënës apo mësues isha ne një institucion që është i përbërë prej tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.