Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku i dha çelësat e shtëpisë së re Besnik Kodrës në fshatin Marikaj të Vorës, i cili humbi banesën e tij pas tërmetit tragjik. Këtë vizitë, kryeministri e pasqyroi edhe me anë të një videoje në rrjetet sociale, ku dëgjohen edhe bisedat që bëri me familjarët. Si gjithmonë, Rama u ndal edhe tek fëmijët, të cilët i pyeti për notat që merrnin në shkollë dhe nuk harroi t’u jepte këshilla. “Mëso, mëso se çfarë fut në kokë, ktu, sot, fut në bark nesër. Sa më shumë të mësosh sot aq më shumë ke nesër. Po nuk mësove, por s’të punoi kjo mrroklla ktu,”– tha Rama. Më pas kryeministri, siç bën në çdo shtëpi ku viziton familjarët e prekur nga tërmeti, bëri gëzuar me një gotë lëng frutash. Një prej fëmijëve u step ta merrte edhe pse ishte vetë kryeministri ai që ia zgjati. “Merre mos mere. Mere mor se për ju po punojmë,”- tha Rama më tej.
Postime te ngjashme
Add A Comment