Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Albulena Haxhiu homazhe në Prekaz: Nderon sakrificën e familjes Jashari

11:26 / November 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
934975313 4787046151582552 2035490042572826836 n 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, në Kompleksin Memorial në Prekaz, në shënim të 28 Nëntorit.

Në një prononcim për mediat, Haxhiu kujtoi se 28 Nëntori shënon jo vetëm Ditën e Flamurit dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor 1997.

Ajo theksoi rëndësinë historike të Prekazit dhe qëndresën e familjes Jashari në përpjekjet për çlirimin e Kosovës.

“Flamuri kombëtar me shqiponjën dykrenare u ngrit nga Skënderbeu edhe në Krujë më 1443. Nën atë flamur dhe nën udhëheqjen e Ismail Qemalit më 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë, dhe më 28 Nëntor të vitit 1997, Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli për herë të parë publikisht para popullit të Kosovës”, deklaroi Haxhiu.

Duke folur për kontributin e familjes Jashari, ajo u shpreh se qëndresa e tyre ndikoi në shtimin e radhëve të UÇK-së, ndërsa shprehu mirënjohje për sakrificën e tyre.

“Për lirinë që ne sot e gëzojmë, Prekazi dhe familja Jashari kanë peshë të veçantë. Adem Jashari qysh herët e nisi angazhimin e tij në rezistencën e armatosur për çlirimin e Kosovës; as ai, as familja Jashari, burra e gra bashkë, nuk u dorëzuan, ata rezistuan”, tha Haxhiu.

Albulena Haxhiu homazhe prekaz
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia vishet kuqezi në 28 Nëntor, flamujt kombëtarë në mburoja dhe autobotët para protestës në Tiranë

11:16 / November 28, 2026

Ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë në 114-vjetorin e Pavarësisë, Rama krah për krah me Kurtin

11:08 / November 28, 2026

Presidenti Begaj uron shqiptarët nga Vlora në 114-vjetorin e Pavarësisë

11:04 / November 28, 2026

NEWBORN vishet kuqezi për 28 Nëntorin

09:42 / November 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.