Trajneri i Kukësit, Skënder Gega ka dhënë një prononcim të gjatë për “Supersport”, ku ka folur për emocionet e titullit kampion te Partizani dhe jo
Emocionet e titullit kampion?
I kam riparë shumë herë sepse janë kujtime pasi për mua kanë qenë të veçanta pas një viti të lodhshëm dhe me presione të sezonit. Kanë qenë lot gëzimi dhe nuk i kontrolloja dot dhe e kam përjetuar në mënyrë më të mirë.
Vazhdoj akoma ta kujtoj dhe në momentin që ra bilbili doja t’i përqafoja të gjithë me radhë tifozët që erdhën drejt meje. Gjithmonë jam munduar të jap respekt për të gjithë te Partizani dhe ai qe viti i këtij grupi që edhe unë kam qenë pjesë.
Gjithë vitin u mundova të isha i përmbajtur pasi duhet të reflektohej edhe te ekipi. Nuk shfaqja asnjëherë momente negative te skuadra gjithë sezonit, tregoja vetëm gjëra pozitive. Familja është frymëzim për të gjithë dhe janë ata që gëzohen të parët për suksesin tënd”.
Marrja e drejtimit të Partizanit?
Shqipëria është vendi i parë që vij për pushime dhe jam kontaktuar nga Eduart Prodani dhe kemi folur gjatë dhe ideja ishte përse të mos kontribuoja. Unë kam qenë ai që kam kontaktuar presidentin dhe kemi folur shumë pak. Pas 3-4 ditësh kemi shtrënguar dorën dhe nuk më vunë asnjë lloj objektivi si presidenti Demi, por edhe drejtori Rama. Unë pashë te ambienti që kishte humbur besimi. Gjeta një grup që për mua bënin shumë punë. Problemet e Skënderbeut na futën në kupat europiane.
Presidenti?
Me Demin shtrënguam dorën dhe ia lamë gjithçka kohës. Me Demin shtrënguam dorën dhe ia lamë gjithçka kohës. Kur kam ardhur trajner kam biseduar diccka dhe më ka thënë do ta kesh mbështetjen time dhe nuk ka ndërhyrë kurrë. Më ka thënë se ana financiare nuk do të mungojë.
Arsyeja që nuk kam drejtuar në Shqipëri ka qenë familja ime që ndodhet larg. Kisha një ëndërr të afrohesha dhe ishte një ambient i mirë dhe pa presion. Gjeta një grup që mua donin shumë punë pa ofenduar askënd. Problemi ishte t’i jepej besim që edhe pse u eliminuan nga kupat e Europës t’i tregonin që po fillonte diçka e re edhe pse ne si shqiptar jemi pak të padurueshëm.
Marrëdhënia me Olsi Ramën?
Nuk kam krijuar probleme dhe jam munduar të vë arsyen dhe jam bashkëpunues kudo ku kam punuar. Kam ca rregulla dhe kam ca parametra dhe për asnjë lloj arsye nuk do t’i shkelja. Me drejtorin Rama njihemi kohë më parë sepse kemi qenë sportistë. Kam pasur mbështetjen e tij për të ardhur te Partizani dhe kemi pasur një bashkëpunim të mirë sezonin e kaluar.
Në mënyrën se si ai e shikon futbollin, Rama është drejtor i klubit ku ka një kontribut të madh.
Unë jam munduar gjithmonë të mbaj pozicionin e vetë dhe nuk kemi pasur konflikte, por mendime të ndryshme. Kjo nuk ka penguar për të bashkëpunuar dhe secili të jap kontributin e tij në punën e vetë. Kam dalë kampion dhe nuk kam si ta gjykoj veten.
Largimi?
Mendoj se gjërat e mia janë vetëm të miat, doja të vazhdoja, por u krijuan disa arsye personale që unë duhet të vazhdoja. Ka momente kur nuk përputhen edhe mendimet. Unë kam qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë me të gjithë. Jam munduar që gjërat që kam për vete t’i mbaj vetëm unë, pasi kisha besim se do ia dilja.
Pas një bisede me Demin i kam kërkuar largimin, ku nuk këmbënguli për të më mbajtur. Në atë periudhë ashtu e vendosa dhe ashtu ndodhi. Në Shqipëri kam ardhur sepse kam arsye të tjera, por jo për t’i marrë vendin ndonjë tjetri.
Unë e dua Partizanin dhe e dua atë fanellë, shkova në derbi sepse e dua atë fanellë dhe nuk kam shkuar në stadium për t’i krijuar presion askujt.
Sezoni aktual?
U gabua pasi u prekën themelët e sezonit të kaluar. Nëse i ndërton këto themele me zgjuarsi ajo ndërtesë do të ketë balanca dhe do të jetë e vështirë të rrëzohet. Është e rëndësishme që lojtarët t’i vendosësh në rolin e tyre më të mirë.