Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Këngëtarja shqiptare solli në jetë vajzat binjake, por është e zhgënjyer me maternitetet tona

19:22 / March 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte e ftuar këngëtarja e grupit “Magic 4”, Vanina Çala. Ajo është nënë e dy binjakeve, Elior dhe Elein dhe janë 30 muajshe.

Vanina tregoi se ardhja e qumështit të gjirit nuk ka qenë e menjëhershme, pavarësisht se dhimbjet e lindjes kanë ardhur në mënyrë natyrale. Gjithashtu ajo shton se nuk i ka pëlqyer fakti që në maternitet pas lindjes i kanë ofruar biberon me formulë, për ushqyerjen e binjakeve të saj.

Vanina Çala: Unë kam lindur me cezarian, në operacion. Por shkoi gjithçka mirë dhe ardhja e qumështit të gjirit nuk ishte e menjëhershme, pavarësisht se dhimbjet e lindjes kanë ardhur natyrale. Unë e kam patur pak të vështirë dhe mund të them jam pak e mërzitur, me mënyrën si në maternitetet tona trumbetohet fakti që ti duhet t’i japësh fëmijës biberon dhe nuk të ndihmojnë ty si nënë e re, të kesh mundësinë të aktivizosh gjirin sepse është tamam aktivizim i gjendrave të qumështit, në mënyrë të menjëhershme, që fëmija mos ketë probleme me ushqyerjen.

Rudina Magjistari: Kur thua biberonin e ke fjalën për qumështin në biberon, apo atë biberon çuçon që mbajnë në gojë fëmijët?

Vanina Çala: Po formulë, biberon me formulë. Të japin, biberon i mirë për fëmijët e porsalindur është ky i kësaj marke dhe formula më e mirë për fëmijët e porsalindur është ky i kësaj marke.

Rudina Magjistari: Nuk besoj, kjo vjen kur e shohin që ndoshta një mama ka filluar të dorëzohet dhe…

Vanina Çala: Kjo vjen në momentin e parë sapo lind fëmija.

Rudina Magjistari: Të paktën ty të ka ndodhur kështu?

Vanina Çala: Po mua më ka ndodhur kështu, në maternitet më ka ndodhur kështu.

Vanina i ka ushqyer me qumësht gjiri të dyja vajzat e saj për 9 muaj.

kengetarja maternitetet vajzat binjake
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndahet nga jeta e ëma e Big Mamas!

22:40 / March 19, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.