Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranës, ku dyshohet se një person ka humbur jetën.
Një 30-vjeçar në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër në Laprakë, ku ka ndërruar jetë pasagjeri në mjetin e tij. Gjatë deponimit në polici ai ka mashtruar duke thënë se mjetin e drejtonte viktima.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë
Nga Shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Ç., 30 vjeç, sepse më datë 06.03.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin është përplasur me një mjet me drejtues shtetasin A.S.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi F.A., pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin A.Ç.
Ky shtetas gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore duke thënë se drejtues mjeti ka qënë shtetasi F.A.
Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“, “Deklarim i remë para oficerit të policisë Gjyqesorë ” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
