Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

ISHP për koronavirusin, Bino: Po zgjerojmë hartën e të testuarve

13:15 / March 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
silva bino
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Instituti i Shëndetit Publik në komunikimin e sotëm për mediat përmes specialistet Silva Bino bëri të ditur se po zgjerohte harta e të testuarve për virusin vdekjeprurës.

Bino tha se ende nuk janë shënuar raste të koronavirusit në Shqipëri. Ajo përsëriti edhe njëherë këshillat për higjienën personale, ndërsa u bëri kërkesë personave të ardhur nga Italia dhe Kina, që të vetëkarantinohen.

“Po testojmë vetëm personat të cilët kanë histori udhëtimi, dhe shenja respiratore. Po hetojmë dhe raste që kanë shenja respiratorë akute, që kërkojnë hospitalizim. Ky është një zgjerim dhe nuk ka lidhje me ndonjë udhëtim. Ky është një zgjerim i personave që do të testojmë. Në mënyrë që të rrisim gamën e personave që të gjurmojmë dhe kontaktet. Rastet e testuara kanë qenë 60 % nga Tirana, nga Durrësi, Nga Vlora, Fieri, Shkodra, Elbasani e Lushnja. Kemi një shpërndarje në Shqipëri, në varësi të udhëtarëve e që janë testuar. Pjesa tjetër e tyre janë këshilluar dhe iu është ofruar testimi kur është parë e arsyeshme. Në lidhje me diagnozën, ne vazhdojmë të kemi kapacitetet tona në laboratorin e ISHP-së ku kryhen ekzaminimet e nevojshme. Nuk kemi pasur monstra pozitive. Kemi shtuar numrin e tyre. Janë identifikuar se çfarë duhet bërë më tej. Ne kemi përcaktuar dhe llojin e karantinës. Larja e duarve me sapun është gjë e mirë pasi menjëherë largon virusin. Larja e dhëmbëve. Ne kemi këshilluar të gjithë ata persona që kanë ardhur nga Italia, apo vendet e tjera të prekura, si Kina, të cilët mos të lëvizin nga shtëpia, të vetëkarantohen. Kemi 155 respiratorë në spitalet publike, 17 në ato private. Por, më shumë rëndësi ka koordinimi sipas nevojës që do të kenë pacientët. Duhet ta kalojmë këtë pjesën e gripit, në mënyrë që sistemi të mos mbingarkohet më tepër. Jemi në periudhë sezoni të gripit, kemi një trend në ulje. Në lidhje me COVID ne përdorim të njëjtat sisteme si për gripin, se janë të ngjashme. Njerëzit nuk duhet të grumbullohen pranë spitaleve, sepse mund të bëhen burim infeksioni. Njerëzit duhet të shkojnë te mjeku i familjes.”, tha Bino.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.