Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vetmia është një risk i madh jo vetëm për patologjitë mendore. Ja problemet që shkakton

20:26 / March 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetmia dhe, mbi të gjitha, izolimi social mund të rrisë rrezikun e patologjive kardiovaskulare, demencës, depresionit dhe sëmundjeve të tjera, në fakt ato janë të lidhura me një rritje të inflamacionit kronik në të gjithë trupin.

Ky është rezultati i dalë nga një meta-analizë e gjerë e realizuar nga ekspertë të Universitetit Brunel në Londër dhe botuar në revistën “Neuroscience & Biobehociational Revieë”, duke përdorur të dhëna nga dhjetëra studime të botuara tashmë mbi izolimin shoqëror dhe vetminë.

Inflamacioni kronik ka qenë i lidhur me disa sëmundje, nga diabeti tek çrregullimet kardiovaskulare. Hipoteza e studiuesve është se vetmia dhe izolimi, kushte tashmë të shoqëruara vazhdimisht në të kaluarën me shëndet të dobët dhe jetëgjatësi më të ulët, mund të dëmtojnë shëndetin duke promovuar një gjendje të inflamacionit kronik.

Ekspertët panë që në të gjitha të dhënat e ekzaminuara izolimi shoqëror (dhe vetëm pjesërisht vetmia) shoqërohet me vlera të rritura të proteinës C reaktive (përqendrimi i së cilës në gjak matet në mënyrë rutinore në analizat klinike pikërisht për të vlerësuar gjendjen inflamatore) dhe fibrinogjen, një molekulë që nxit koagulimin e gjakut.

Ekspertët besojnë se izolimi social mund të çojë në një gjendje të rritur të inflamacionit kronik për shkak të stresit të lidhur me gjendjen e izolimit; përjetësimi i një gjendje stresi, në fakt, është shoqëruar vazhdimisht me mosfunksionime të sistemit imunitar dhe nivele të larta të inflamacionit.

mendore patologji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U gjet e pajetë në lumin Shkumbin, identifikohet 55-vjeçarja në Elbasan

22:11 / November 13, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.